
Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, nuk janë të kënaqeshe, por janë në rritje. Pavarësisht pengesave burokratike që mund të ndodhin, Kosova ka shifrën më të lartë të eksportit në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Janë realizuar 200 milionë euro shkëmbime tregtare në gjithë fushën e bashkëpunimit. …Ku 150 milionë euro Shqipëria ka eksportuar në Kosovë dhe Kosova ka eksportuar 50 milionë euro. Natyrisht kjo është një shifër e mirë por prapë ne jemi të pa kënaqur sepse edhe eksportet e Shqipërisë në Kosovë mund të ishin më të mëdha, edhe anasjelltas. Shqipëria si eksportuese në Kosovë zë vendin e 6-të ose të 7-të. Janë vendet të tjera që kanë më tepër eksporte por nga ana tjetër, Kosova e ka destinacionin kryesor Shqipërinë për eksport. Të gjitha vendet e rajonit që rrethohet Kosova nuk eksportojnë të gjitha së bashku ,eksportet e Kosovës janë më të vogla se sa bëjnë me një vend të voglës që quhet Shqipëri”
Minxhozi shtoi se ka burokraci, por mendon që të gjendet një zgjidhje. Sipas tij, dhomat tregtare, ajo e Kosovës dhe të Shqipërisë, duhet të bëjnë politikat ekonomike në mënyrë që t’ia paraqesin dy qeverive.



