
Pamjet e publikuara pak ditë më parë nga South China Morning Post tregojnë superjahtin në pronësi të oligarkut rus Aleksej Mordaoov, i ankoruar pranë portit të Victoria, në ujërat e Hong Kongut, që në fillim të tetorit.
Quhet Nord, mban flamurin rus dhe vlen gjysmë miliardë dollarë.
Sipas raportimeve të Forbes dhe Bloomberg, si dhe mediave kineze, jahti luksoz lundroi për një javë për t’u zhvendosur nga Rusia në Hong Kong.
Mordaoov është kryetari i grupit të çelikut Severstal, një nga më të mëdhenjtë në botë dhe emri i tij është në listën e oligarkëve rusë të sanksionuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



