Një kategori e madhe personash do të përfitojnë nga shpërblimet e fundvitit.
Kryeministri Edi Rama publikoi këtë të martë paketën e shpërblimeve të cilat varjojnë nga 2 mijë deri në 50 mijë lekë të reja. Më bujare qeveria është treguar me nxënësit e ekselencës të cilët përfitojnë 50 mijë lekë të reja ,ndërsa edhe për këtë vit pensionistët do të kenë një kuletë të varfër duke marrë vetëm 2 mijë lekë shpërblim.



