Partizani eliminohet në turin e dytë të Conference League, zhgënjen edhe Egnatia

Partizani eliminohet në turin e dytë të Conference League, zhgënjen edhe Egnatia

Partizani dhe Egnatia u eliminuan në turin e dytë të Conference League. Dy skuadrat e Superiores, nuk ia dolën dot të avancojnë për më tej.

Të kuqtë e Orges Shehit, barazuan pa gola ndaj gjeorgjianëve të Iberia 1999 në “Elbasan Arena”. Megjithatë humbja 2-0 në ndeshjen e parë, bëri që Partizani të eliminohet.

Të njëjtin fat kishte edhe Egnatia, që zhgënjeu totalisht në ndeshjen e kthimit ndaj Vikingur Reykjavik.

Rrogozhinasit fituan 1-0 në ndeshjen e parë në Islandë, por në sfidën e kthimit në “Loro Boriçi” u mposhtën 0-2.

Një autogol i Dulysse në minutën e 28-të dhe goli i Thrandarson në minutën e 48-të, i dhanë triumfin islandezëve.

Ecuri zhgënjyese nga skuadra shqiptare, që edhe për një tjetër vit dështojnë për të shkuar në grupe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy