Italia shënon një tjetër bilanc tragjik në 24 orët e fundit, pasi dy ditësh rënie të ndjeshme. Janë 743 më shumë se dje viktimat e koronavirusit. Ndërkohë ka një dyfishim të numrit të të shëruarve në krahasim me një ditë më parë, që nga 408 që ishin dje, sot kanë arritur në 894.
Në terapi intensive mbeten 3 396 pacientë.
Ndërkohë, numri i të prekurve ka shënuar një rënie në krahasim me një ditë më parë. Në të gjithë vendin janë 3612 raste të reja.
Shifrat tregojnë se numri i rasteve të reja është në rënie për të tretën ditë rresht.
Raste të reja
Raste të reja të martën – 3 612
Raste të reja të hënën – 3 780
Raste të reja të dielën – 3 957
Rritet numri i të vdekurve
Numri i viktimave të martën - 743
Numri i viktimave të hënën - 601
Numri i viktimave të dielën – 651
Rritet numri i të shëruarve
Të shëruar në total deri tani 8 326
Të shëruar të martën - 894
Të shëruar të hënën - 408
Në Codogno, ku një muaj më parë u regjistruan rastet e para të koronavirusit, sot nuk ka pasur asnjë rast të ri. Ndërkohë, numri i rasteve pozitive është 268.
Rajoni i Lombardisë, më i goditur nga epidemia në Itali, sot ka në terapi intensive 1194 pacientë me koronavirus, 445 më shumë se dje.
Ndërkohë, kapaciteti aktual i pritjes së pacientëve të rinj është 1500. Të shtruar në spital për koronavirusin janë në total 9711 pacientë.
Të shëruarit kanë shënuar rritje në krahasim me një ditë më parë, duke e çuar totalin për Lombardinë në 6657 persona.
Qeveria italiane ka miratuar dekretin e ri të kufizimeve. Komisari i jashtëzakonshmë për situatën e epidemisë, Domenico Arcuri, u bëri thirrje italianëve të respektojnë masat e reja, si e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e epidemisë.
“Ju lutemi të gjithë italianëve, respektoni masat kufizuese”, ka thënë ai.



