Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët e zjarrit në lagjen Sheher të Lezhës.
Nga flakët u përfshi edhe banesa, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur neutralizimi i zjarrit.
Sipas familjarëve është shkaktuar dëm i madh material pasi në stallë ka pasur ushqim për bagëtitë me vlerë 5 milion lekë, ndërsa shkaqet e këtij zjarri mbeten te paqarta.



