Kush është informatori i “Eskobarit të Ballkanit” brenda Policisë së Shtetit

Kush është informatori i “Eskobarit të Ballkanit” brenda Policisë së Shtetit

Në një kohë që aksionet për kapjen e Klement Balilit vazhdojnë ende, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka dërguar për verifikim një oficer të policisë së Sarandës.

Burime pranë grupit hetimor thanë se dyshohet se i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”, ndihmohej nga ky oficer me të dhëna mbi operacionet e policisë.

Ndonëse nuk bëhet publik emri i tij, SHKB-ja ka nisur verifikimet dhe për të gjithë grupin e operacionales, i cili përgjatë këtyre tre ditëve ka ndërmarrë aksione për kapjen e 44 vjeçarit në Gjirokastër, Sarandë, Ksamil si dhe në Durrës.

Operacioni më i fundit u bë dhe në Tiranë, por sërish pa sukses nga ana e uniformave blu. Nga ana tjetër edhe pse policia ka pasur kontakte me familjarët e Balilit, ata nuk kanë pranuar të japin informacione mbi vendndodhjen e tij.

Burime pranë grupit hetimor thanë se ish­drejtori i transporteve të Sarandës mund të jetë larguar ilegalisht nga vendi nëpërmjet kufirit të gjelbër shkruan vision plus. Klement Balili akuzohet per trafik ndërkombëtar narkotikësh ndërsa ne dosjen voluminoze te mbërritur nga Greqia, kërkohet edhe hetimi pasuror për 44­vjeçarin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy