Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim pasi shifrat e të prekurve me fruth në Europë janë rritur 30 fish krahasuar me një vit më parë. Ndërsa Laidon Shapo specialist i shëndetit publik në Britaninë e Madhe thotë se edhe në Shqipëri numri i të prekurve është më i lartë se ai që raportohet.



