Tragjedi në lumin Mat/ 33-vjeçari humb jetën gjatë ngjitjes me litar, palombarët vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit

Tragjedi në lumin Mat/ 33-vjeçari humb jetën gjatë ngjitjes me litar, palombarët vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit

Një ngjarje tragjike është regjistruar në lumin Mat, pranë urës së Vashës në Klos, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti gjatë një aktiviteti fizik me litar.

 

Viktima, Erkin Lika, dyshohet se ka qenë duke kryer ngjitje me litar pasditen e djeshme, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujërat e lumit Mat. 

 

Sipas të dhënave paraprake, i riu mund të ketë përfunduar në një gropë thithëse të krijuar në këtë pjesë të lumit, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

 

Pas njoftimit për ngjarjen, në zonë kanë mbërritur forca të shumta kërkim-shpëtimi, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe palombarët e repartit RENEA.

 

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të ndërhyrjes, kërkimet deri tani nuk kanë sjellë rezultat dhe trupi i 33-vjeçarit ende nuk është nxjerrë nga uji.

 

Autoritetet vijojnë operacionin në zonën pranë urës së Vashës, me qëllim gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të të riut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy