Factcheck zbardh draftin e amnistisë/ Përfitojnë gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 65, falen nga 3 deri në 4 vite burg, pushohen edhe hetimet

Factcheck zbardh draftin e amnistisë/ Përfitojnë gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 65, falen nga 3 deri në 4 vite burg, pushohen edhe hetimet

FactCheck zbardh ekskluzivisht draftin paraprak të personave që përfitojnë nga amnistia, kategori e cila parashikohet që para festave të fundvitit të kthehet në shtëpi.

Të gjithë ata persona meshkuj që janë dënuar deri në tre vite burg, konvertuar në një masë më të butë si gjobë apo detyrim me kusht, dënime të dhëna këto deri në 30 qershor 2023 do të fitojnë lirinë.

Afati deri më 30 qershor pritet të ndryshojë për aq kohë sa ky është një draft i cili ende ka marrë OK e parlamentit dhe parashikimet janë të përfshihen dënime të dhëna deri më 30 gusht 2023.

Edhe përse të dënuarit mund të kenë shlyer 1 ditë apo 1 javë burgim nga dënimi i dhënë ata lirohen për aq kohë sa dënimi final ndaj tyre për veprën penale është maksimal deri në tre vite apo më pak.

Për kategorinë e të dënuarve femra amnistia parashikon dënime të dhëna deri në katër vite apo më pak burg. Edhe dënimet e dhëna me gjobë apo të konvertuar në dënime alternative amnistohen.

Nëse një person është dënuar më tepër se tre vite burg, si për shembull 5 apo më shumë dhe në momentin e hyrjes në fuqi të amnistisë ka mbetur pa shlyer tre vite ose 36 muaj, atëherë i dënuari lirohet.

Nga amnistia përfitojnë edhe  të dënuarat femra të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit mund të kenë edhe katër vite pa shlyer, paçka se drejtësia ka dhënë për to një dënim më të madh.

Një tjetër kusht lehtësues që ka parashikuar ky draft është edhe mosha e të dënuarve, ku për femrat që janë 50 ose më shumë se 50 vjeç në momentin e hyrjes në fuqi fitojnë amnistinë.

Ndërsa për burrat parashikohet si kusht lehtësues për të fituar nga amnistia mosha 65 vjeç dhe koha e kryerjes së krimit nën ose baras me 18 vjeç.

Për të burgosurit e tjerë të cilët nuk plotësojnë kriteret për tu liruar nga qelia, amnistia parashikon t’i ulë atyre 1/5 e dënimit edhe pse ata do të vazhdojnë të mbeten në burg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy