
Ndërkohë që Virgin Galactic po përgatitet të ofrojë bileta për fluturime në hapësirë për një vlerë prej 450 000 dollarësh për person, kompania e miliarderit britanik Sir Rixhard Branson ka publikuar një video që tregon se çfarë përfshin udhëtimi.
Në vend që të bëjë një nisje të menjëhershme, anija kozmike e Virgin Galactic fillimisht do të ngrihet afro 15 km nëpërmjet një anijeje amë, e cila ngrihet pa probleme nga një pistë si një avion konvencional pasagjerësh.
Në lartësinë e nisjes, anija kozmike arrin shkëputjen dhe një motor rakete e nxit me një shpejtësi 3.5 here më të lartë se shpejtësia e zërit drejt yjeve. Kur arrihet lartësia jashtëtokësore, pasagjeret mund te heqin rripat e sigurimit dhe te përjetojnë eksperiencën e mungesës së forcës së mikrogravitetit dhe te vrojtojnë prej 17 dritaresh pamje të pakrahasueshme te Tokës
Kthimi është i ndarë ne dy faza te shënjuara nga forma te ndryshme te anijes kozmike: kapsula dhe struktura pa krahë. Bishti është i orientuar në një pozicion vertikal gati për procesin e kthimit, duke vendosur pjesën e anijes në forme kapsule në orientimin e duhur aerodinamik, duke lejuar qe nxehtësia e fraksionit te përhapet njëtrajtësisht në pjesën e poshtme te mjetit
Në momentin kur atmosfera e tokës fillon të dendesohet, bishti i mjetit pozicionohet për poshtë, duke lejuar që anija kozmike pa krahë, të fillojë procesin e uljes drejt objektivit te saj fillestar
USA Today raporton se blerja e çdo bilete 450,000 dollarë kërkon një depozitë prej 150,000 dollarësh. Mund të blihen bileta për vetëm një person, ose për çifte, por gjithësej vetëm 1000 bileta janë në dispozicion për fluturimet këtë vit.
Virgin Galactic shton se nisjet do të bëhen nga "Spaceport America" në New Mexico. Pasagjerët do t'i nënshtrohen disa ditë aktiviteteve parapërgatitore për fluturimet në hapësirë.



