Bajra: Truss është në betejë me tregjet financiare dhe anëtarët e partisë, ka objektiv të hapë vendin ndaj biznesit të jashtëm (VIDEO)

Bajra: Truss është në betejë me tregjet financiare dhe anëtarët e partisë, ka objektiv të hapë vendin ndaj biznesit të jashtëm (VIDEO)

Sipas ekspertit të ekonomisë, Emanuel Bajra kryeministja britanike, Liz Truss është në betejë direkte me tregjet financiare dhe me disa nga anëtarët e Partisë Konservatore të cilët nuk dakordësohen me të për politikën e uljes së taksave.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Bajra tha se Truss kërkon që të ripozicionojë Partinë Konservatore. Sipas ekspertit, stuhia më e madhe që do përballet kryeministrja janë tregjet dhe opozitarizmi që po i bëhet asaj nga mediat.

Në Britaninë e Madhe kemi të bëjmë me një qeveri të re, sot u bë një muaj kur Truss u bë kryeministre, ajo u vendos përballë me një ekonomi në stanjacion. Në mënyrën si ka vijuar politikbërja në 12 vitet e kaluara mendojnë se me reduktimin e taksave të bëjnë një stimul të investitorëve të huaj. Prandaj në konferencën vjetore ishte e vendosur se do të vazhdojë me politikën e reduktimit të taksave se  sheh si të vetmen rrugëzgjidhje për të rritur ekonominë. Truss është në betejë direkte me tregjet financiare, me anëtarët e partisë konservatore gjithashtu. Partia Konservatore është e ndarë në dy pjesë, pjesa më e madhe e mbështet.

Nga ana tjetër tregjet po e perceptojnë këto masa si radikale dhe të ashpra dhe prandaj ato po sulmojnë paundin. Britania ka humbur në stoqe deri 370 miliardë dollarë vetëm në 7 ditë. Truss nuk do të ketë kthim pas është e vendosur t’i çojë deri në fund. Johnson vetëm në emër ishte koservator se qeveriste si socialist, besonte në taksa të mëdha dhe stimuj monetarë, ai donte të printon para sa të ishte e mundur të ndihmonte ekonominë.  Nevojitet disa masa më radikale që të rritet ekonomia siç thotë Truss. Truss do që ta ndajë tabanin dhe ta ri pozicionojë partinë konservatore si në kohën kur Thatcher ishte kryetare, taksat të vogla, stimul ndaj bizneseve dhe shtetin e vogël.

Truss  i tha popullit që është e interesuar të ndihmojë njerëzit të krijojnë biznese dhe i tha që do e kenë shtetit duke i ndihmuar. Disa në opozitë po e konceptojnë këtë gjë si ndarje të shoqërisë. Gjasat janë shumë të mëdha. Unë e mbështes Truss në shumë pika, në masat për reduktimin e taksave. Ajo do përballet me një stuhi tjetër, stuhia më e madhe është e tregjeve dhe opozitarizimi i madh që po bëhet nëpërmjet mediave duke e shpallur atë dhe si person që nuk e ka problem edhe nëse humb zgjedhjeve. Britania si ekonomi  në 30 vitet e fundit nuk është rritur më shumë se 3%. Me anë të kësaj politike do të kemi një lulëzim të vogël pranverën e ardhshme me një rritje. Objektivi i Truss është ta hapë Britaninë e Madhe ndaj biznesit të jashtëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy