
Ndërtesat e dy mediave në Gaza, Al Jazeera dhe Associated Press, janë sulmuar sot nga një raketë izraelite. Blloku i kullës përfshinte gjithashtu edhe një numër apartamentesh, por edhe zyrash.
Si pasojë e goditjes ndërtesa është shembur plotësisht, por ende nuk dihet sa persona janë lënduar apo kanë humbur jetën.
Ky sulm ishte i paralajmëruar dhe për pasojë pjesa më e madhe e stafit ishte e larguar. Korrespondenti i i Al Jazeera, Safëat al-Kahlout në një reagim pas shembjes së ndërtesës u shpreh se çdo gjë u zhduk brenda dy sekondash.
“Unë kam punuar këtu për 11 vjet. Kam mbuluar shumë ngjarje nga kjo ndërtesë dhe çdo gjë mori fund brenda dy sekondave” tha ai.
"Të gjithë kolegët e mi, pavarësisht trishtimit, ata nuk ndaluan asnjë sekondë dhe po kërkonin një alternativë vetëm për të mbajtur Al Jazeera në krye të lajmeve."



