Në ditën e tretë Panairit Klik Ekspo grup ështët ndalur dhe tek arti, kulturadhe kinematografia. Për mikrofonin e MCN e cila ëhstëb një partner i rëndësishëm i këtij eventi ka folur aktori dhe regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj është vlerësuar me çmim për kontributin e tij.
Ai u shpreh se këtu sot është është një ngjarje e bukur mundësia e krijimit për të sjell artin në këtë event mjaft të rëndësishëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Sipas tij, imazhi është jetëgjatë kur ka arritje të mëdha dhe sukses.
Ne kaluam aty me një copë digresioni të krijimit të artit dhe figurave që kanë krijuar pavdekësinë. Imazhi është jetëgjatë kur ka arritje të mira dhe sukses dhe kur pas 50 vitesh ‘I teti në bronx’ vazhdon të jetë në kujtesën e publikut dhe ruajnë vazhdimësinë e respektit për ne është nder dhe krenari e ligjshme të kesh vënë një gur në themelin e kësaj godine madhështore siç është kinemaja.
Historia që ka prekur më shumë koshiencën ka qenë tematika e luftës së dytë botërore të asaj që nuk ishte vetëm në Shqipëri. Rreth 300 filma janë prodhim shqiptar që janë krijuar me një bazament dhe pasuri të madhe shpirtërore dhe asnjë se tund dot madhështinë që kanë krijuar ato jo në ekran por në shpirtin e popullit shqiptar. Bëj apel që të bëjmë karaktere dhe vepra si ato që kemi bërë dhe të shporrim këto filmat si fast food-et e rrugës.
Nga ana e saj drejtoresha e arkivës së filmit Marinela Ndrija ka falënderuar MCN për të cilën u shpreh se ka qenë gjithmonë bashkëpunëtore për të shpërndarë informacione të rëndësishëm, siç ishte dhe ai i pak ditëve më parë për restaurimin e filmit “Lulëkuqe mbi mure”.
Unë do doja të falenderoja zotin Luan që na mundësoi ftesën për stendën e filmit që të jetë aty. është bukur kur pjesë e skenografive të filmave shqiptarë gjenden këtu. Një falënderim shkon dhe për televizionin MCN të cilin e kemi pasur gjithmonë bashkëpunëtorë për të shpërndarë informacione të rëndësishme lidhur me kinematografinë, ku i fundit ishte dhe restaurimi i filmit “Lulëkuqe mbi mure”.



