
Analisti Agim Krasniqi komentoi sot përmes një lidhje Skype për edicionin e lajmeve në MCN TV reciprocitetin Kosovë-Serbi. Siç u shpreh Krasniqi edhe më parë ka pasur ndërhyrje në veri të Kosovës, sipas tij pas rëndësisë së çështjes së targave fshihej lufta për territor, se kush do të kontrolloj veriun e Kosovës.
I pyetur për ndërhyrjen ushtarake nga Serbia, analisti tha se e sheh si efekt tetatral për shkak të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në Kosovë, pasi është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë për shkak të pasojave që mund të ketë.
Intervista:
Z. Krasniqi a mund të themi se Kosova për herë të parë vendosi pushtet në të gjithë territorin pas vendosjes së reciprocitetit?
Krasniqi: Ndoshta nuk mund të themi për herë të parë por kjo formë, vendimi i qeverisë këtë herë ka impakt më të madh. Edhe më herët ka pasur ndërhyrje në veri të Kosovës.
A është ky një pushtet real e faktik që pas pavarësisë së Kosovës?
Krasniqi: Tani jemi në një situatë krejtësisht ndryshe sepse në opinionin publik i është dhënë më shumë rëndësi çështjes së targave, por unë e shoh në një këvështrim tjetër, në luftën për territor, se kush do ta kontrollojë atë pjesë të Kosovës. Ajo pjesë ka qenë e kontrolluar nga Serbia dhe tashmë Kosova ka vendosur kontroll. Bëhet luftë për territor.
Z. Krasniqi KFOR, ende nuk ka bërë asnjë reagim, por nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuciç ka deklaruar se do të presë 24 orë për ndërhyrjen e NATO-s nëse situata agravohet. A mund të jetë një skenar për ndërhyrje ushtarake nga Serbia?
Krasniqi: I bashkohem prononcimit të Ramës, i cili tha që ka efet teatral sepse është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë dhe ata e dinë çfarë dëmesh kanë pësuar në vitin 1999. Në Serbi priten zgjedhjet së shpejti dhe e kanë për konsum politik. Dhe kjo bëhet për marrëdhëniet mes dy shteteve.
Z. Krasniqi të ndalemi pak tek vizita e kryeministrit shqiptar z. Edi Rama në Kosovë. Si e shikoni këtë lëvizje në këtë situatë tensioni mes Kosovës dhe Serbisë?
Krasniqi: Ne shqiptarët e Kosovës çdo lëvizje si kjo e prisnim me kënaqësi dhe interes sepse na intereson të kemi marrëdhënie të mira me shtetin shqiptar. Ky takim kishte dy momemte që më bënë përshtypje, vendimet e Ramës në mbështetje të qeverisë dhe iu drejtua edhe Serbisë dhe çështja e dytë lidhet me ‘Ballkanin e hapur’. Çështjet e tjera kanë qenë në kuadër të protokollit të vizitës mes dy qeverive. Më shuëmë ka qenë vizitë e rëndomtë, por nuk e përjashtoj edhe rëndësinë e saj.
Mendoni se vizita e z. Rama në Kosovë është e detyruar nga pritshmeëritë e opinionit shqiptar, apo e cilësoni të papërshtatshme në këtë situatë?
Krasniqi: Po mund ta gjykojmë edhe në këtë kontekst por Kurti ka pasur deklaruar se sapo të formohet qeveria e re do të ftonte kryeministrin e Shqipërisë.
Z. Rama ka përsëritur sërish sot se ‘Ballkani i hapur’’ është e vetmja mundësi për të ardhmen. Por nga ana tjetër edhe Kurti duket i vendosur për të mos u bërë pjesë e tij.
Krasniqi: Ballkani i hapur është i ndikuar nga politika francize sepse është dicka e krijuar për tiu kundërvënë procesit të Berlinit. Këtu sipas meje luhen një artifice për t’iu kundërvënë Ballkanit.



