Maqedoni e Veriut/ Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski pozitiv me COVID-19

Maqedoni e Veriut/ Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski pozitiv me COVID-19

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka konfirmuar se është infektuar me Covid-19.

“Sapo mora rezultatet për personat e rinj pozitiv me Kovid-19 në Kumanovë, gjithsejtë 40 qytetarë të mi të dashur, mes të cilëve edhe unë personalisht”, ka shkruar në profilin e tij në FB, Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës.

“Ju inkurajoj që bashke dhe të disiplinuar të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqeje të përbashkët, e di se do ta mposhtim, jam I bindur në këtë, ju lutem që të jemi të përmbajtur, nuk ka vend për panik, kërkoj nga ju disiplinë, respektim të masave dhe rekomandimeve për distance sociale. Ju lutem nga shpirti dhe zemra, Ju lutem respektoni masa, shmanguni kontakteve të afërta, shëndeti është mbi të gjitha, kështu do të fitojmë të gjithë”, ka shkruar më tej Dimitrievski.

Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski ditë më parë kërkoi vendosjen e qytetit në karantinë me lëvizje të lejuar për të punësuarit jashtë Kumanovës, por ideja e tij është kundërshtuar nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy