Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku në MCN Economy ka komentuar lidhur me kostot e arbitrazheve të cilat po na kthehen në rrezik serioz për buxhetin e shtetit.
Ai tha se për këtë çështje janë shkelur disa traktate ndërkombëtare dhe sa i përket mundësisë për korrupsionin e disa arbitrave është e vështirë të manipulosh disa gjykata të kësaj rëndësie.
Sipas tij humbja e shtetit shqiptar me Bechettin është një ‘shuplakë’ shumë e rëndë për kryeministrin Rama, ndërsa theksoi se Bechetti mblodhi me shumë kujdes provat kundër shtetit shqiptar.
Ajo që për ne është fatkeqësi është fakti se kemi një vendim të marrë. Fakti se si e ka arritur Bechetti kjo është tjetër gjë, nuk ka rëndësi se çfarë ai është dhe fakti, por problemi është se nqs është kjo është një tjetër akt fajësie e këtij shteti sepse është futur në bashkëpunim me një personazh të besueshëm.
Kjo ka rëndësinë e vetë si çështje, ne jemi përballë faktit nëse do paguajmë apo jo paratë me këtë vendim që është marrë. Sa i përket korrupsionit mund të jetë dhe një lajm spekulativ, por kjo s’ka lidhje, për mua mendoj se është akti i fundit për të bërë një shfajësim të qeverisë për të thënë që ai e ka fajin dhe jo ne.
Për këtë është marrë një vendim gjyqësor. Ke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë private dhe për këtë rast janë shkelur disa konventa ndërkombëtare ku Shqipëria garantonte mbrojtjen e investimeve të huaja.
Në momentin që i nënshkruan këto traktate je i detyruar ti zbatosh. Në bazë të këtyre traktateve ai ka ndjekur gjyqet të cilën e ka çuar fillimisht në gjykatën e arbitrazhit në Amerikë. Po vure në diskutim vendimet e një gjykate të tillë se di, por problemi është se në këtë rast nuk mjafton se thotë njëri se ka pasur korrupsion tek ata që kanë marrë vendimin, për këtë duhet vendim gjyqësor që arbitrat kanë qenë të korruptuar.
Kjo humbje është një shuplakë e rëndë ndaj Ramës se ai ishte në ballë të aktorit kryesorë që i grumbulloi faktet Bechettit që ai çoi në arbitrazh sepse në rastin më normal këtu mund të ketë gjasa që ka pasur elementë pranë Ramës që mund të kenë ngrënë kumbulla pas shpine.
Më tej ai shtoi se fakt mbetet që me vonesat që po bënë ne po i rrisim dhe faturat sepse nëse vazhdon çështjet me vite e vite rritet fatura se paguan interes për ato para dhe shuma nga 110 mln euro mund të shkojë dhe në 150.
Sipas tij ka grupe interesi që duan që shtetit shqiptar të humbë deri në 150 mln euro dhe se kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar i cili krijon dosje kundër shtetit.
Me një rezyme të gjitha veprimet e shtetit shqiptar që nga ndërprerja e dritave, heqja e licencës, ndërhyrjet e prokurorisë së kohës të gjitha ato veprime që u bënë i vendosi në dosje. Nuk e shoh kaq të thjeshtë unë, pra këtu mund të ketë dhe grupe të interesuara që e kanë krijuar me qëllim këtë si çështje dhe po me qëllim e zvarrisin që shteti shqiptar të humbi dhe ata sa më shumë të fitojnë.
Ka grupe interesi që duan që shteti shqiptar të humbë deri në 150 mln euro. Tani humbja ka ardhur ose për shkak se je i paaftë ose ekzistojnë këto grupe që i jep atij mundësinë për të fituar arbitrazhin që do paguhen nga buxheti i shtetit që furnizohet nga taksat shqiptare. Për momentin parat janë të bllokuara.



