Vlorë/ Punonjësit e OSHEE-së, sherr me kaçavida

Vlorë/ Punonjësit e OSHEE-së, sherr me kaçavida

Dy punonjës të OSHEE-së janë përfshirë në një sherr me kaçavida ditën e djeshme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, 54-vjeçari Myzafer Bocaj ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta, prej Mishel Qendrajt, 49 vjeç, të dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Vlorë.

Ka qenë ndërhyrja e policisë, ajo që ka parandaluar vijimin e mëtejshëm të konfliktit.

Mësohet se i dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka shoqëruar në komisariat të dyshuarin Mishel Qendraj, dhe pasi ka kryer hetimet dhe dokumentuar rrethanat dhe shkakun e konfliktit, i cili dyshohet se ka qenë për motive të dobëta, të cilat mbeten për t’u sqaruar në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy