Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla thotë se rrëzimi i avionit të Azerbjixhan Airline me pasojë 38 të vdekur, thotë se pasagjerët që kanë qenë në pjesën e parë të avionit kanë humbur jetën dhe të tjerët kanë shpëtuar.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se avioni është goditur në bisht dhe ka pësuar shumë dëme në komandën hidraulike.

Avioni u nis nga Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit për tu ulur në Grozny të Çeçenisë. Avioni është çuar në 8500 metra lartësi dhe pas 10 minutash ka pësuar një rënie direkt dhe është goditur në ajër.
Të mbijetuarit thonë se kanë ndjerë tre shpërthime dhe pilotët kanë kërkuar të bëjnë ulje emergjente.
Avioni çohej ulej dhe mund të përplasej me malin, atëherë ka kërkuar të ulet në Rusi, por rusët nuk iu kanë dhënë leje të ulen.
Gjithë pjesa e dytë e fluturimit ka qenë me ulje ngritje.
Kur kanë kaluar në qytetin Aktau të Kazakistanit ku ka një aeroport, janë munduar të ulin shpejtësinë, por duke qenë që ka humbur komandat hidraulike, shpejtësia nuk ishte e duhur për tu ulur.
Ata kanë bërë dy rrethrrotillime, me mendimin se në rrethrrotullimin e dytë do ulnin shpejtësinë dhe nuk e kanë bërë dot, se nuk i uleshin komandat hidraulike, pasi kanë dalë jashtë funksionit.
Kështu avioni ka hapur rrotat. Avioni ra në Aktau në Kazakistan 3 kilometra jashtë aeroportit. Ka dalë komplet sistemi i komandimit jashtë kontrollit.
Avioni është i goditur me predha në bisht dhe në krahë. Të mbijetuarit flasin për tre shpërthime në ajër.
Sipas rusëve ka pasur një betejë në ajër mes dronëve rusë dhe ukrainas, sepse ka pasur dronë ukrainas që shkuan të sulmojnë Grozny.
Rusët thonë se kanë qenë dronët ukrainas. Varianti tjetër është që avionin e kanë qëlluar rusët se kanë dashur të qëllojnë dronët ukrainas dhe ka gabuar pala ruse.
Varianti i tretë është se është goditur me raketë direkt nga rusët.
Autoritetet ruse nëse kishin informacion se dronët ukrainas po sulmojnë, duhet të kishte njoftuar dhe të mbyllej hapësira ajrore.
Në momentin që është goditur avioni presidenti Aliev i Azerbajxhanit ndodhej në Moskë në momentin e sulmit, kjo ngre hije dyshimi.



