Kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi kryeministrin Edi Rama arkitekt të shkatërrimit të ekonomisë së vendit, pasi nga mungesa e masave gjatë pandemisë 61 mijë shqiptarë humbën vendet e punës.
Basha iu përgjigj edhe interesimit të TVT lidhur me qëndrimin e tij për zgjerimin e karburantit në Lungomare, duke thënë se ai është një akt i pastër korruptiv.
“Qëndrimi im personal dhe qëndrimi i PD, që janë një dhe të pandara, është qartësisht kundër këtij akti korruptiv. Ky është një njeri dhe kjo është një qeveri që ka dy vetëm dy risi, mashtrimin dhe grabitjen”.
Basha paralajmëroi se fundi i qeverisë është i afërt, ndërsa interesimit të TVT lidhur me një përçarje të mundshme brenda frontit opozitar, Basha iu përgjigj se bashkëpunimi me aleatët është më i fortë se kurrë.
“Më vjen keq që ata të cilët ndjekin televisionin tuaj, dhe që shpresojnë në përqarjen e opozitës, për të mbajtur në këmbë një rëgjim hajdutësish dhe grabitësish, duhet ta dëgjojnë shkoqur edhe nga unë, siç e kanë dëgjuar edhe nga çdo aleat imi, opozita është e bashkuar, fundi i Edi Ramës është i pashmangshëm”.



