Kreu i PD-së thotë se shqiptarët janë të parët në Ballkan dhe Europë për dëshirën për t’u larguar nga vendi. Duke iu referuar shifrave të Barometrit të Ballkanit, Basha tha se motivi kryesor është gjendja e rënduar ekeonomike.
“Nga janari mbijetesa do të jetë më e vështirë, për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit si rrjedhojë e vendosjes së TVSH-së”, tha Basha.
Kreu i demokratëve tha se kauza e opozitës mbetet garantimi i votës së lirë, si e vetmja mënyrë për të zgjedhur një qeveri që i jep llogari votuesit.
“Garantimi i votës së lirë. Vetëm me këtë të fundit, qeveria është e detyruar të japë llogari. Sot Rama u jep llogari vetëm bandave. Të dyshuarit për ngjarjen në Elbasan janë larguar nga vendi dhe sot janë në një vend të BE-së. U bëjmë thirrje qytetarëve të bëshkohen me në betejën për votën e lirë”, tha ai.



