Nuk ndalen protestat në Serbi, 40 të arrestuar

Nuk ndalen protestat në Serbi, 40 të arrestuar

Policia serbe arreston të paktën 40, opozita vazhdon protestat kundër rezultateve të zgjedhjeve Po vijojnë protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve në Serbi, ku policia ka arrestuar 38 persona. 

Partia “Serbia kundër dhunës” u bëri thirrje qytetarëve që të duartrokasin studentët dhe luftën e tyre.

Mijëra vetë u mblodhën para një stacioni policor të Beogradit të hënën në mbrëmje në mbështetje të të arrestuarve një ditë më parë gjatë protestave kundër asaj që ata e konsiderojnë si mashtrim zgjedhor. 

Policia serbe tha të hënën se ka arrestuar rreth 40 persona që morën pjesë në demonstrata.

Ajo shënoi ditën e tetë radhazi të protestave, të cilat ndryshe nga demonstratat e së dielës ishin paqësore, pavarësisht se kishin nisur me bllokime rrugësh në kryeqytet dhe më pas një tubim para ndërtesës së komisionit shtetëror zgjedhor.

"Shihemi nesër në orën 6 pasdite," tha Srdjan Milivojeviç, një deputet nga koalicioni opozitar "Serbia kundër dhunës" vonë të hënën, duke sinjalizuar se protestuesit do të mblidhen përsëri.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy