Granit Bajraktari, këngëtar dhe autor këngësh, i njohur ndryshe si Elinel ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin Sunset Blv, në Mcn Radio dhe TemA TV, për të folur rreth projekteve të tij muzikore, albumin që pritet të lançohet së shpejti si dhe për jetën e tij personale. Elinel ka vetëm dy ditë që është bërë baba dhe që nga ky moment thekson që ka filluar ta shohë botën ndryshe, “diçka që më parë as nuk e kisha çuar në mendje, tani çdo gjë e shoh me syrin kritik”.
Elinel, e kemi parë te klipi “Kam nevojë”, të realizuar në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Alban Skënderaj, si edhe te klipi “Trileqe”, bashkëpunim ky me Fjolla Morinën, këngë për të cilën është shprehur që nuk do të donte të ishte pjesë, dhe pse videoklipi rezultoi me shikueshmëri të lartë, gjë të cilën nuk e priste.



