Situata e gripit, virozave dhe Covid-it/ Gaxhja: Një mjek në një Qendër Shëndetësore pret 50-60 persona në ditë (VIDEO)

Situata e gripit, virozave dhe Covid-it/ Gaxhja: Një mjek në një Qendër Shëndetësore pret 50-60 persona në ditë (VIDEO)

Gazetarja Luela Gaxhja bën me dije gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se në Qendrën Shëndetësore nr.3 çdo mjek familjeje pret 50-60 raste në ditë me grip, viroza apo Covid.

Simptomat kryesore që po shfaqin qytetarët janë temperatura, kolla dhe diarreja.

Ndodhem në QSh nr. 3. Përveç urgjencave të pediatrisë janë mbushur dhe Qendrat Shëndetësore. Janë paraqitur mbi 50-60 raste për çdo mjek në çdo Qendër Shëndetësore. Situata është e rënduar dhe shkak është gripi dhe viruset e ndryshme. Simptomat janë kollë temperaturë dhe diarre.

Dje kam raportuar se janë shfaqur 11 raste me fruth në Shqipëri, në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Tomini dje tha se situata është në kontroll dhe rastet me fruth janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kam vënë re sot dhe dje se qytetarë të shumtë kanë vendosur maska, kur i kam pyetur për arsyen më kanë thënë se kanë frikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy