Video/ Gjendet e ngordhur një breshkë e llojit kareta-kareta në plazhin e vjetër në Vlorë

Video/ Gjendet e ngordhur një breshkë e llojit kareta-kareta në plazhin e vjetër në Vlorë

Një  breshkë e llojit kareta - kareta ka dalë e ngordhur në plazhin e Vjetër. Breshka mendohet se është rreth 50- vjeçare si moshë. Kështu ndotjet plastike në det çdo ditë vrasin specie të ndryshme sidomos breshkat.

Ky mendohet të jetë shkaku i ngordhjes së breshkës, gjetur këtë mëngjes në breg të detit. Një nga specialistët e Zonave të mbrojtura së bashku me një specialist kroat kanë marrë mostra nga kjo breshkë dhe sipas ekzaminimit të kryer në vend dyshohet se breshka ka ngordhur pikërisht për shkak të konsumimit të plastikave ndodhur në ujërat e detit.

Kjo nuk është hera e parë që breshka të tilla dalin të ngordhura në bregdet. Pra specialistët mjedisorë i shohin këto ndotje si problematikë për këto gjallesa dhe jo vetëm. Brenda dy viteve janë gjetur të tilla në bregdet rreth 30 breshka, kryesisht të llojit kareta-kareta.

15 prej tyre të ngordhura dhe të tjerat pas ekzaminimeve të kryera janë kthyer përsëri në habitatin e tyre në det. Ndërkohë alarmi i specialistëve është se ndotja  plastike po prek edhe produktet e konsumit si peshqit dhe llojet e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy