Reshje të dendura shiu dhe bore kanë përshkuar Qarkun e Dibrës gjatë 24 orëve të fundit.
Për pasojë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në rrugët nacionale Ulëz-Shkopet, Qafë Bualli-Krastë, Peshkopi- Kukës, dhe Peshkopi- Qafë Draj, por pa shkaktuar probleme dhe pengesa në qarkullim.
Në lartësinë mbi 1400 metra kanë nisur edhe reshjet e dëborës. Dëbora e hershme i ka zënë pemët me gjethe dhe për pasojë i ka ngarkuar ato duke shkaktuar thyerje të pemëve në zonat e larta.
Gjithashtu në 24 orët e fundit edhe rajoni i Lezhës është përfshirë nga moti i keq me erë të fortë, duke sjell probleme në zona.
Në Rrugën e Kombit era e fortë ka rrëzuar tendat që shërbenin si pikë shitje ambulante. Kjo situatë e krijuar ka vështirësuar dhe lëvizjen e automjeteve.



