Ora e Tokës, fushata vjetore për të luftuar ndryshimin e klimës e ka parë botën duke u zhytur në errësirë për herë të dhjetë. Kështu veprohet me idenë për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndryshimin e klimës dhe efikasitetin e energjisë. Nga Paqësori në brigjet e Atlantikut, nisma Earth Hour përfshin të gjithë pa përjashtim, institucione, shtëpi dhe gjithçka tjetër.
Qytetet e mëdha në vende të tilla si Australia, Kina, India, Franca, Britania e Madhe, Rusia, Dubai dhe Filipine kanë fikur dritat e tyre midis orës të 8.30 dhe 9.30 mbrëmjen e së shtunës (25 mars).
Ndërsa në Bari të gjithë kanë dalë për të kërcyer në ritmet e tangos në errësirë të plotë.



