Rritja e çmimit të karburanteve po rëndon edhe mbi bujqësinë. Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku tha në studion e MCN TV, se në kushtet e thellimit të krizës, bujqësia duhet ndihmuar nga shteti në disa aspekte njëkohësisht.
Kriza po thellohet çdo ditë e më shumë. Kësaj i shtohet bllokimi i eksporteve të dy shteteve me masivitet në drithëra. Duhej të kishim një plan më të mirë kombëtar për të promovuar mbjelljen e misrit. Duhet të marren masa për shtimin e sipërfaqeve me drithëra. Duhet të paktën të pesëfishohen apo dhjetëfishohen nëpërmjet politikave nxitëse.



