Rosie Huntington-Whiteley sjell në jetë fëmijën e dytë me Jason Statham

Rosie Huntington-Whiteley sjell në jetë fëmijën e dytë me Jason Statham

Rosie Huntington-Whiteley mirëpriti fëmijën e saj të dytë, një vajzë, me partnerin e saj, Jason Statham.

Modelja e Victoria's Secret, 34 vjeçe, lindi fëmijën e dytë të mërkurën në Londër, tha një i afërm i familjes për Daily Mail .

Huntington- Whiteley njoftoi në gusht 2021 se ishte përsëri shtatzënë me Statham, 54 vjeç, duke shpërndarë një foto të barkut të rrumbullakosur në Instagram.

“Taaa daahhh!! #round2”, shkroi ajo në një postim.

Dyshja, të cilët kanë një diferencë moshe 20-vjeçare, janë gjithashtu prindër të një djali 4-vjeçar, Jack Oscar , i cili erdhi në jetë në qershor 2017.

Huntington- Whiteley dhe Statham janë në një marrëdhënie që nga viti 2010. Ata u fejuan në janar të vitit 2016, por ende nuk janë martuar.

Çifti është shumë privatë për lidhjen e tyre dhe duan të mbajnë një profil të ulët.

Në vitin 2015, aktori bëri shaka për Esquire se ai dhe partnerja e tij preferojnë të "dehen dhe të notojnë rreth pishinës" në vend që të dalin në qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy