Edgars Rinkevics zgjidhet presidenti i parë homoseksual në Letoni

Edgars Rinkevics zgjidhet presidenti i parë homoseksual në Letoni

Ministri i Jashtëm letonez Edgars Rinkevics u zgjodh president i shtetit nga parlamenti këtë  të mërkurë, duke u bërë personi i parë homoseksual që mban këtë post.

49-vjeçari do të zëvendësojë në këtë post Egils Levits, i cili ka vendosur të mos kandidojë për një mandat të dytë. 

" Unë do të bëj gjithçka për të siguruar që vendi ynë të jetë i begatë dhe i sigurt", tha Rinkevics pas votimit në parlament.

Edgars Rinkevics doli si homoseksual në vitin 2014, duke u bërë figura e parë politike në vend që e bën këtë. 

Presidenti i Letonisë, një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, luan një rol kryesisht ceremonial. 

Riga është një mbështetëse e fortë e Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, duke mbrojtur anëtarësimin e Kievit në BE dhe NATO.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e uroi menjëherë Edgars Rinkevics, duke e quajtur atë një mik të vërtetë të Ukrainës. 

“Letonia do të jetë në duar të mira gjatë katër viteve të ardhshme", tha presidenti në largim Levits pas zgjedhjes së pasuesit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy