
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës thotë se NATO është pjesërisht përgjegjës për vdekjet e civilëve pasi refuzoi të zbatojë një zonë të ndaluar fluturimesh mbi Ukrainë.
Duke folur për World Tonight në BBC Radio 4, Olha Stefanishyna tha
është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim".
Gjaku i atyre civilëve, duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe sot humbën prindërit e tyre nga granatat nuk është vetëm në duart ruse”, tha ajo.
Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës.
Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.



