Bota reagon për vdekjen e George HW Bush, Gorbachev : Ishte partner i vërtetë

Bota reagon për vdekjen e George HW Bush, Gorbachev : Ishte partner i vërtetë

Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara dhe patriarku i një dinasti politike, George HW Bush vdiq të premten në Hjuston . Ai ishte 94 vjeç. Miqtë, udhëheqësit botërorë dhe politikanët e tjerë tani po i bëjnë homazhe njeriut që u kujtua si një pilot luftarak i Luftës së Dytë Botërore, një politikan i Luftës së Ftohtë dhe një njeri i mëshirshëm i familjes.

Një ndër liderët botërorë që thuri lavde këtë të shtunë presidentit të ndjerë George H.W. Bush, për rolin e tij në dhënien fund të Luftës së Ftohtë, madje duke e quajtur atë “një partner të vërtetë” ishte ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, shkruan CNN.

"I shpreh ngushëllimet e mia të thella familjes së George HW Bush dhe të gjithë amerikanëve për vdekjen e presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara" i tha ai agjensisë ruse të lajmeve Interfax. Gorbachev dhe Bush punuan ngushtë për të ndihmuar në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

"Kam shumë kujtime që lidhen me këtë person, kemi pasur rastin të punojmë së bashku gjatë viteve të ndryshimeve të jashtëzakonshme, ishte një kohë dramatike që kërkoi përgjegjësi të madhe nga të gjithë, rezultat i të cilit ishte fundi i Luftës së Ftohtë dhe i bërthamës për armët", shtoi Gorbaçov.

"Unë e nderoj kontributin e George HW Bush në këtë arritje historike. Ai ishte një partner i vërtetë," tha ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka publikuar një letër ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush. Në të, ai thotë se Bushi ka qenë tepër i përkushtuar ndaj besimit, familjes dhe shtetit, duke frymëzuar breza për të shërbyer në sektorin publik.

Melania dhe unë i bashkohemi pikëllimit kombëtar të humbjes së ish-presidentit George H.W. Bush, i cili ndërroi jetë mbrëmë. Përmes autenticitetit të tij thelbësor, oratorisë dhe devotshmërisë ndaj besimit, familjes dhe vendit, ai ishte frymëzim për amerikanët që të shërbejnë për shtetin dhe të jenë, siç thoshte ai, “një mijë burime drite” për t’i ndriçuar madhështinë, shpresën dhe mundësitë e Amerikës para botës”, thuhet në letrën e Presidentit Trump.

Edhe paraardhësi i Trump, Barck Obama i ka reaguar për vdekjen e presidentit të 41 të SHBA, George H.W. Bush.

 Familja Obama thotë se SHBA-të kanë humbur një patriot.

Derisa zemrat tona janë të lënduara sot, ato janë gjithashtu të mbushura me mirënjohje”, thuhet në mesazhin e Obamas.

“Jeta e George H.W. Bush është një testament për nocionin se shërbimi publik është një thirrje fisnike dhe e gëzueshme. Ai bëri mrekulli gjatë udhëtimit të tij”, vazhdon ai më tej.

Edhe forcat ajrore mbajnë zi për vdekjen e Presidentit të 41-të, George HW Bush, një pilot, burrë shteti dhe shërbëtor i përulur. Trashëgimia e tij jeton në ata që japin jetën dhe veshin rrobat ushtarake të kombit tonë të madh dhe një luftanije të fuqishme që mban emrin e tij. "Le të pushojë në paqe", mbyllet deklarata.

Arnold Schwarzenegger theksoi se sot kemi humbur një hero të madh. Xhorxh Bush ishte një frymëzim për të gjithë amerikanët dhe ne do ta kujtojmë atë shumë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy