Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, flet nëna e vajzës: E kërcënonte dhe merrte nga shkolla me motor

Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, flet nëna e vajzës: E kërcënonte dhe merrte nga shkolla me motor

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit, pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion një të mitur.

E ëma e të miturës ka rrëfyer se 22-vjeçari e ka kërcënuar të bijën që të mos tregonte.

Ajo u shpreh se e mitura i ka thënë që do të mbyste veten, ndërsa u shpreh se 22-vjeçari vinte me motor dhe e merrte nga shkolla.

Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S'kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy