Tenderi i rrugës Milot-Fier/ Balluku në Kuvend: Opozita po hedh baltë, projekti do të bëhet (VIDEO)

Tenderi i rrugës Milot-Fier/ Balluku në Kuvend: Opozita po hedh baltë, projekti do të bëhet (VIDEO)

Ditë më parë qeveria shpalli tenderin e rrugës Milot-Fier, e cilësuar nga qeveria si projekti më madhor. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 vjet dhe rruga do të jetë me pagesë. Mirëpo, jo pak ka kaluar pa kritika që në krye të herës, prezentimi i këtij projekti.  

Edhe sot Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur opozitës për akuzat ndaj koncesionit të aksit Milot- Fier duke hedhur poshtë pagesën prej 17.5 euro.

Balluku tha se qeveria nuk do të hedhë asnjë lekë nga buxheti i shtetit pasi nuk e ndërtonte dot, dhe do të përzgjidhet me garë ndërkombëtare investitori që ka koston më të ulët të ndërtimit.

Balluku tha se rruga do të kushtojë vetëm 7.5 euro për kalim nga qytetarët, ndërsa akuzoi “zëdhënësit e qametit”, referuar opozitës, se kanë terrorizuar qytetarët në ditët e pandemisë, duket thënë se do të shkatërrojnë projektet e qeverisë Rama kur të vijnë në pushtet.

”Javën e fundit, 7 ditë të tëra, kam dëgjuar vrerin e hedhur sa i përket projektit më të madh, të korridorit blu, në pjesën shqiptare, segmentit Milot- Fier. Kam pritur 7 ditë për këtë foltore. Kam zgjedhur mos bëj asnjë prononcim nga foltorja e Ministrisë, pasi nuk i përgjigjem askujt nga rruga, i përgjigjem Murrizit, Rudinës, Halitit, Aurorës. Nuk i përgjigjem atyre që nuk u zë gjumi natën. Qeveria ka lançuar projektin për një ëndërr të shqiptarëve. Nuk u përgjigjem zëdhënësve të qametit, akopaliptikë.

Do e nis nga e para, pse pas lançimit ditën e mërkurë të këtij projekti, nuk u hodhën dokumentacionet në APP. E kam ndaluar unë. E kam ndaluar, sepse vetëm pak minuta pas lançimit u turët në ekrane për të vjellë, jo më baltë, por zift. I kërkova pjestarëve të grupit të punës, të ndalonin, dhe dëgjova deklaratat, dhe analizuam.

Dhe i analizuam nëse mos kishit ndonjë fije të vërtete, nëse na ka shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Kam një pyetje për ju, kush janë ekspertët tuaj. Se ju thoni që ekspertët tuaj thonë që projekti është korruptiv. Janë kompani e atashuar pranë qeverisë financuar nga BE. Në 12 vite nuk bëtë atë që bëri Gjiknuri bëri në 14 muaj, dhe unë në 18 muaj.

E kuptoj shumë stresin tuaj, por pres të më prezantoni ekspertët, se unë ja u prezantova. Nuk na del që ta ndërtojmë nga buxheti i shtetit. Por çfarë koncesioni është ky? Qeveria shqiptare nuk vendos asnjë qindarkë. 1.18 miliardë euro do të vijë nga investitori privat, i cili nëpërmjet një gare ndërkombëtare duhet të fitojë me pagesën më të ulët. Besoj se ju dhashë përgjigje pyetjeve, edhe pse ju nuk meritoni përgjigje.

Nga del ky 17.4 euro? Që kur autostradat kanë dalë, paguhen me segmente. Xhenova- Bari paguhen 150 euro. Apo në autostradat në Greqi. Gjurma ekzistuese, nuk duam të hapim probleme me shpronësimet dhe bizneset.

0.075 euro për kilometër. 7.5 euro për kilometër. Autostradat me pagesë janë autostradat e shpejtësisë. Qytetarët do të mund të zgjedhin rrugën me pagesë apo pa pagesë. Këtë do bëjmë ndryshe nga ju. Ne jemi qeveria e ndërtimit. Ju keni qenë qeveria e shkatërrimit. Dhe kur të kaloni me automjetet tuaja në këtë aks të ri, do thoni e paskan qarë, siç thoni kur kaloni tani në Bypassin e Fierit.”- tha Balluku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy