Tre fitues për Nobelin e Ekonomisë

Tre fitues për Nobelin e Ekonomisë

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha kanadezit David Card dhe amerikanëve Joshua D. Angrist dhe Guido W. Imbens.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave shpjegon në një shënim se Çmimi Nobel këtë vit është përqendruar në marrëdhëniet shkak-pasojë në tregun e punës, dhe në korrelacionet midis ngjarjeve.

"Përmes eksperimenteve në terren, David Card ka analizuar efektet e pagave minimale, emigracionit dhe arsimit në tregun e punës", shpjegon Akademia në një deklaratë.

"Studimet e tij të hershme të viteve 1990 sfiduan mençurinë konvencionale, duke çuar në analiza të reja dhe njohuri të mëtejshme."

"Të dhënat nga eksperimentet në terren janë të vështira për t'u interpretuar," shkruan Akademia Suedeze. "Në mesin e viteve 1990, Joshua Angrist dhe Guido Imbens e zgjidhën këtë problem metodologjik, duke demonstruar se sa përfundime të sakta mbi shkakun dhe efektin mund të nxirren nga studimet në terren." Si përfundim, studimet e Card mbi çështjet themelore të shoqërisë dhe kontributet metodologjike të Angrist dhe Imbens, kanë treguar se eksperimentet në terren janë një burim i pasur njohurish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy