Pezullohen lejet e kalimit në Pashaliman, dhjetëra punëtorë peshku mbeten të bllokuar pranë bazës ushtarake

Pezullohen lejet e kalimit në Pashaliman, dhjetëra punëtorë peshku mbeten të bllokuar pranë bazës ushtarake

Prej disa orësh, dhjetëra shtetas shqiptarë, punëtorë dhe pronarë të fermave të peshkut, ndodhen të bllokuar në radhë në hyrje të bazës ushtarake të Pashalimanit.

 

Sipas informacioneve paraprake, shkak për këtë situatë është bërë mungesa e dokumentacionit të rregullt për një numër të madh punëtorësh egjiptianë të punësuar në fermat e peshkut që operojnë në zonë. Për pasojë, autoritetet kanë aplikuar masa të rrepta sigurie dhe kanë pezulluar përkohësisht lejet e kalimit.

 

Këto masa kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe tek punëtorët vendas dhe pronarët e bizneseve të sektorit të akuakulturës, të cilët janë detyruar të presin për orë të tëra në hyrje të bazës ushtarake, pa mundur të vijojnë aktivitetin e tyre normal.

 

Burime nga terreni bëjnë me dije se situata ka krijuar vonesa dhe tension në qarkullimin e personave që punojnë në fermat e peshkut, të cilat ndodhen brenda perimetrit të sigurisë së bazës së Pashalimanit.

 

Ky problem nuk është i ri për sektorin e akuakulturës në zonë. Sipas operatorëve ekonomikë, ndër vite janë raportuar vështirësi të përsëritura, pasi aktiviteti i fermave zhvillohet brenda një zone ushtarake, duke sjellë përplasje të vazhdueshme mes kërkesave të sigurisë dhe nevojave të aktivitetit ekonomik.

 

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi situatën dhe pritet që në orët në vijim të ketë sqarime lidhur me rregullimin e lëvizjes dhe lejeve të kalimit në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy