Pedagogu Olsi Jazexhi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se protestat në Iran janë fryrë nga dezinformimi mediatik dhe se realiteti në terren është shumë më i qetë nga sa paraqitet.
Sipas tij, trazirat janë nxitur nga ndërhyrje të huaja, përfshirë SHBA dhe Izraelin, me qëllim destabilizimin e qeverisë iraniane, ndërsa autoritetet kanë reaguar ndaj grupeve të armatosura që, sipas Jazexhiut, kanë sulmuar policinë dhe rendin publik.
“Problemi është që kur flitet për Iranin ka shumë dezinformacion. Në Iran ka më shumë liri se të Shqipëria e Edi Ramës. Unë jo vetëm e dua Iranin, por e vizitoj shpesh.
Situata në Iran është shumë paqësore! Pati disa protesta që nisën në 28 dhjetor, që nisën nga një pazar në Teheran. Në Iran nuk ka taksa populli, si në Shqipëri. Ajo çfarë ndodhi është që amerikanët dhe izraelitët e luftojnë prej vitesh Iranin dhe kërkojnë të përmbysin qeverinë. Irani u bë një nga shtet më të rrezikshëm ndaj gjenocid izraelit.
Protestat kanë nisur nga pazarxhinjtë dhe amerikanët dhe izraelitët godasin monedhën iraniane. Mossadi izraelit dhe CIA futën në përdorim grupet kundër qeverisë iraniane dhe këto grupe dolën në protesta dhe i armatosën për të qëlluar policinë. Përballe këtyre bandave qeveria iraniane ekzekutoi dhe arrestoi anëtarët. Problemi është se ata janë tolerantë, pasi i lejoi këta të djegin e të vjedhin. Irani vuan nga protesta, por më të mëdhatë kanë mbaruar.
Shumë media që shkruajnë për Iranin janë ‘fakenews’. Mund të jetë e vërtetë që mund të ketë 500 të vrarë dhe ka bërë mirë që i ka vrarë.”



