
Aktorë, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë edhe pas disa muajsh me protestat në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Por, pavarësisht diskutimeve dhe qëndresës, ende nuk ka një përgjigje dhe zgjidhje për çështjen e Teatrit.
Një pjesë e artistëve mendojnë se kjo luftë është një luftë ndaj artit dhe kulturës, ndërkohë që qeveria mendon ndryshe. Paralelisht me protestat, mbrojtësit e çështjes së Teatrit Kombëtar kanë mbledhur edhe firma të atyre që janë pro kauzës, një nismë që deri në fund të korrikut shënoi rreth 5000 firmëtarë. Por, si shprehen vetë njerëzit në lidhje me çështjen e teatrit?!
Deri më sot, protesta “Mbro Teatrin” ia ka dalë të vijojë pa ndërprerje, duke e shndërruar sheshin e teatrit në një tribunë ku flitet për probleme, jo vetëm të teatrit dhe artit, por krejt shoqërisë shqiptare. Megjithatë ende nuk dihet se kur do të marrë fund dhe si do të vijojë lufta e artistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në mbrojtje të teatrit.



