Marinsat e Odessa-s kanë njoftuar se kanë çliruar fshatin Storozhevoe, në Donetsk, si pjesë e kundërofensivës ukrainase. “Si rezultat i pastrimit të vendbanimit, rreth pesëdhjetë rusë u vranë dhe katër u kapën robër. Sot flamuri ynë fluturon përsëri mbi Storozhove dhe e njëjta gjë do të ndodhë në çdo vendbanim derisa të çlirojmë të gjithë Ukrainën”, thanë marinsat. Dje Ukraina njoftoi çlirimin e tre fshatrave të tjerë.



