Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj thotë se kambanat e alarmit për ekonominë shqiptare pothuaj bien çdo vit.
Në një lidhje me studion e MCN Live, ai deklaroi se raporti i Bankës Botërore dhe analizat e bëra në vijimësi nga analistë dhe ekonomistë shikojnë që ekonomia shqiptare do të ketë pakësim të konsumit.
Sipas tij, investimet kryesisht ato publike që japin efekt me vendimet e qeverisë me akte normative, për t’u gjendur pranë në momente të vështira, kanë shkaktuar rrudhje të ekonomisë.
Çmimet do vazhdojnë të jenë në nivel rritës. Pjesët e tjera të ekonomisë, energjia po merr një kosto të buxhetit. Rivlerësimi i lekut e ka ndihmuar deri diku frenimin e inflacionit.
E gjithë ekonomia jonë nuk i rrezikon dot goditjeve më shumë se disa muaj dhe kjo duhet mbajtur parasysh nga buxheti dhe pjesa rregullatore e qeverisë. Buxheti duhet të alokojë më shumë burime për pjesën sociale.
Rritja ekonomike do të jetë për të ardhmen 2.5, maksimumi 3%. Nëse do kishim investime efektive, ekonomia do zhvillohej më shumë se 2%.
Se në këtë vlerë do vazhdohej rritja edhe pa investime, vetëm prej marrëdhënieve tregtare. Infrastruktura merr pjesën e "luanit", bëhet për qëllime elektorale. Por ato që janë kontraktuar nuk mund të zhbëhen më.
Ajo që duhet bërë është prioritizimi i shpenzimeve në ato sektorë të ekonomisë që do të gjenerojnë zhvillim të dukshëm, si bujqësia apo turizmi, i cili është kthyer në një lokomotivë që po tërheq ekonominë.
Kush prodhon për eksport duhet të rrisë forcën e fuqisë punëtore dhe investimet të hidhen në atë që është e ardhmja dhe jo thjesht në rrugë.
Gjokutaj deklaroi se vetë mungesa e stabilitetit politik është një sëmundje që ekonomia jonë e vuan dhe se ajo që do të ndodhë me zgjedhjet lokale, është se 60% e shpenzimeve për vitin 2023 shkojnë për rrugë, ujësjellësa apo për pjesën e rilindjes urbane.
Por këto shpenzime nuk do të japin produktivitet në vetvete, por hapja e shumë fronteve krijon idenë se po zhvillohet.
Të gjithë këto kosto nuk kanë prodhuar një vlerë të shtuar dhe ekonomi konkurruese që të rinjtë tanë të gjejnë vetveten. Pritshmëria e rinisë për të ardhmen nuk është ndërtimi, tekonologjia dhe difersifikimi i atyre që po zhvillohen në Europë.
Pjesa sociale, për pensionistët dhe shtresat në nevojë, buxheti është shumë i vogël, nga sa duhet të ishte. Marrja e borxheve të njëpasnjëshme është një faturë e shtuar.
Paketa fiskale vazhdon thellohet në gabime. Buxhetet tek ne janë përdorur kryesisht për qëllime elektorale.
E vetmja masë e mirë është për rimbursimin për drutë e zjarrit, se përtej Tiranës gjysma e popullsisë ngrohet me dru zjarri. Këtë vit buxheti do të ketë në fokus problemet e mbartura.
Lidhur me konfliktin ushtarak në Ukrainë, deklaroi se na ka prekur në pjesën e importeve, në sektorin energjetik, ku një pjesë e buxhetit shkon për të blerë energji dhe te pjesa e konsumit, prej mungesës së veprimeve të qeverisë.
Ai shtoi se në pjesa e krizës energjetike vjen në një moment kur nuk janë marrë masa më parë nga qeveria.
Ndërsa sa i takon largimit të të rinjve, deklaroi se fuqia punëtore duhet të kishte vlerë të shtuar, nëpërmjet aftësimit profesional dhe orientimit drejt teknologjisë dhe atyre profesioneve që i afrohen qoftë bujqësisë apo turizmit.
Por Gjokutaj tha se të gjitha këto nuk janë parë nga politika dhe nuk janë parashikuar.
Brezi i ri arsimohet dhe informohet si në Europë, por tregu i punës nuk iu garanton se nëse do të rrinë do të kenë të njëjtën të ardhme si në vendet e Europës.
Ndaj ata që mbarojnë jashtë konkurrojnë denjësisht me moshatarët. Sa i takon profesionistëve, politika po i detyron të largohen, duke qenë se nuk i mundëson që të jenë të arritur profesionalisht.
Kemi një situatë tregu që prodhon konkurrueshmërinë më të vogël në Ballkan, përfshirë dhe Kosovën.



