
Epidemiologu Artan Simaku, konfirmoi sot për edicionin e “MCN live”, se trendet e rasteve me covid, janë tashmë drejt rënies ndërkohë që vaksinimi mbetet indikatori kryesor për shpëtimin dhe kalimin më lehtë të kësaj pandemie.
Shifrat janë tashmë drejt rënies, mbi 60 % e qytetarëve të vaksinuar me të dy dozat, dhe ajo që është më rëndësi marrja e dozës së tretë është mëse esenciale, doza përforcuese është indikator i fuqishëm. Një pjesë e madhe e popullatës tashmë e kanë kaluar Omocronin, dhe dukshëm vakinimi ka ndikuar që të mos ketë shtrim në spital, duke pasur imunitet nga vaksinat.
Epidemiologu Simaku, thotë se bashkë me Imicron, nga mesi i muajit dhjetor të viti të kaluar është në qarkullim edhe gripi stinor, i cili në masë të madhe ka prekur popullatën.
Përgjatë një jave ndodh të jenë konfirmuar nga 20 raste javore me gripin sezonal.
Që nga mesi i muajit dhjetor, qarkullimi i gripit, ka qenë në popullatë. Raste me grip dhe njëkohësisht Omikron ka pasur por pak raste, diku 15 raste me Flurona që kanë qenë në Shqipëri, por që janë shëruar, kanë qenë të shtruar në spital, po pa komplikacione shtesë, sepse Omicron ka pasur një klinikë të lehtë dhe të butë. Ndërkohë rastet me grip, kanë qenë diku rreth 20 raste në javë të konfirmuar me grip.
Një person që është prekur me të dy viruset nga ana klinike është e vështirë për t'u dalluar, megjithatë një dallim kronik mund të jetë, sepse rastet që janë të prekur me grip, kanë temperaturë pak më të lartë, por klinika mbetet e njëjtë e vështirë për t'i dalluar, veçse me testin PCR.



