Shënohen 18 gola në 5 ndeshje/ Tirana feston titullin me humbje, Kukësi e mbyll në vendin e katërt

Shënohen 18 gola në 5 ndeshje/ Tirana feston titullin me humbje, Kukësi e mbyll në vendin e katërt

U luajtën ditën e sotme 5 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore. Tirana në ndeshje e fundit u mposht 2-3 nga Kukësi dhe feston titullin e kampionit në “Selman Stërmasi” me humbje.

Në krahun tjetër, verilindorët e mbyllin në vendin e katërt me 55 pikë, po aq sa Vllaznia, por shkodranët mbajnë vendin e pestë për shkak të ndeshjeve direkte.

Pas Tiranës, Laçit dhe Partizanit, skuadra e katërt që do të shkojë në Europë do të vendoset nga finalja e Kupës së Shqipërisë, aty ku në rast se fiton Vllaznia, do të shkojë në kupat e Europës, ndërsa nëse trofeun e fiton Laçi, në Europë shkon Kukësi i vendit të katërt.

Për sa i përket sfidave të tjera, Partizani mposhti në transfertë Laçin, me rezultatin 3-4, ndërsa Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit. Dy skuadrat e tjera që ranë në Kategorinë e Parë, Dinamo dhe Skënderbeu e mbyllën kampionatin në barazim, ndaj Egnatias dhe Teutës.

Egnatia do të luajë ndaj Korabit në “play out”, pasi u rendit në vendin e 8-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy