Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen me kompaninë gjigande franceze Voltalia për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.
Ministrja Balluku nënshkroi marrëveshjen nga pala shqiptare teksa kryeministri Edi Rama bëri me dije se investimi 100 milion eurosh fillon nga muaji shtator.
Sipas Ramës jo vetëm i hapet rrugë një kantieri të madh të energjisë diellore, por edhe hidhet dritë mbi Shqipërinë në Francë, aty ku njihet për gjëra jo të mira por ky proces ishte shembull dhe model.
”Është një ditë e shënuar pushimi në kalendarin e Shqipërisë kjo e sotmja. Përfitoj nga rasti të uroj gëzuar Kurban Bajramin. Me kërkesën për mirëkuptim që ne e kemi thyer këtë ritual pushimi. Por e kemi bërë sepse na është dukur e udhës që të mos u mohojmë miqve francezë për të qenë të pranishëm në nivelin më të lartë të kësaj kompanie. Dhe të bindur që ky është lajm shumë i bukur për ekonominë, dhe për imazhin e vendit tonë pasi me firmosjen e marrëveshjes së sotme, në Shqipëri fillon një emër i madh dhe Voltalia do na ndihmojmë jo vetëm të diversifikojmë energjinë në Shqipëri duke përdorur diellin, por edhe të hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku Shqipëria njihet pak dhe në përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit të cilët ia kanë dëgjuar emrin, përgjithësisht jo për arsyet e duhura apo për ato që ne do të donim. Një nga asetet më të çmuara është që ka një pasuri të jashtëzakonshme në ujë dhe diell. Pikërisht mbi këtë pasuri mund të ngrihet dhe po ngrihet një sektor energjitik i fortë. Falë këtij investimi të parë te dielli. Jo vetëm i bazuar ky sektor tek energjitë e rinovueshme por shton dhe energjinë diellore si potencial i madh që sapo nisim ta shfrytëzojmë. Këtu vlen të kujtohet fjala e Thomas Edison, që do të investoja të energjia diellore, dhe shpresoj përpara mos na mbarojë nafta dhe qymyri.”- tha Rama.
Në konferencë ka folur dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën Belinda Balluku, e cila po ashtu e ka quajtur një lajm të mirë firmosjen e marrëveshjes pë projektin.
“S’do punonim në këtë ditë të begatë, por sot lajmi është aq i mirë... Marrëveshja mes qeverisë dhe kompnaisë gjigande të energjitikës italiane, asaj Voltalia. Kemi punuar deri mbrëmë vonë që kjo kontratë të jetë model. Ky ishte një process me të gjitha detajet e dokumentacionit brenda. Sot ne do të firmosim për ti hapur rugë ndërtimit të një parku të ri. Me këtë proces ne kemi krijuar një shembull me investitorët e tjerë”, tha ministrja Balluku.



