
Kanadaja dhe ShBA-ja lajmëruan në një deklaratë të përbashkët se tarifat e importit: 25% në çelik dhe 10% në alumin, do të hiqen për 48 orë.
Së shpejti pritet që edhe ShBA-ja dhe Meksika të bëjnë të njëjtën deklaratë.
ShBA-ja i vuri tarifat vitin e shkuar për “siguri kombëtare”.
Sipas marrëveshjes, nuk do të ketë kuota në sasinë e çelikut a të aluminit që secili nga tre vendet do të blejë.



