Presidenti rus, Vladimir Putin, ka folur për marrëdhëniet e tij me administratën e Obamës, por edhe pritshmëritë që ka për raportet SHBA-Rusi pas zgjedhjes së Trampit president.
“Donald Tamp ka konfirmuar gatishmërinë për të nomralizuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë. Edhe unë nga ana ime, kam bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Putin gjatë samitit të APEC-ut, raporton agjencia “Bloomberg”.
Putin ka bërë një bilanc të marrëdhënieve të tij me presidentin Barak Obama. “Ka qenë e vështirë të punonim bashkë. Por jemi respektuar gjithnjë reciprokisht”, ka thënë ai.



