I ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV, Kujtim Gjuzi ka folur për jetën parlamentare për të cilën u shpreh se nuk ka aspak mall për të qenë aty pasi sipas tij nuk ka mbetur më një gjë e tillë.
Duke ju referuar Berishës, ai tha se i ka kërkuar që ti mundësonte vetëm një takim 7 minutash ndërsa tregon se në një mesazh i ka kërkuar që të mos e braktiste parlamentin se e gjithë ishte lojë ndërkombëtare.
Sipas tij sistemi i drejtësisë tashmë është kthyer në sistemin e diktatorit Hoxha, Bedri Spahiut dhe Bedri Kadriut.
Mendon se ka parlament pas dështimit të total kur braktisën institucionin e vendit dhe rikthehen ata që braktisën për të thënë që ne jemi deputet? Jo. Këtu janë të gjithë grupi i injorantëve që Gjuzi e parashikoi dhe u tha se çfarë jeni duke bërë kështu. Baca është gjithmonë aty edhe kur është 80 vjeç, ai nuk ishte kryetar i PD, nuk ishte vendimmarrës. Mesazhi ishte: doktor të lutem mos e lësho parlamentin se parlamenti do vazhdojë, kjo është një lojë ndërkombëtare për ti thënë Edi Ramës që ne ti bëjmë të gjitha siç i do ti, ama në fund ti duhet të bësh dhe çfarë do institucioni NATOs, ti as mund t’ja japësh portin e Durrësit arabëve.
Prandaj i thash krijo 7 minuta në 72 orë mundësinë e një takimi me Kujtim Gjuzin të cilin në disa raste që nuk janë të pakta ato raste gati 12 takime tetë a tetë me Bacën dhe ka ndodhur çfarë ka thënë Gjuzi. Berisha tha kështu, bën gabim të madh nëse shkon në parlament. Unë shkova dhe atij i ngeli hatri sepse po kalove të 70 bëhesh hatërli.
Tavolina e 10 tetorit ishte para 6 dhjetorit që do të thotë që opozita jo parlamentare nuk është shumë agresive dhe ne jemi aty me akademi konservatore dy herë në vit, njëherë në 23 korrik deri më dy gusht që janë ditët e kuvendit të Mukljes dhe në këtë kuptim ne jemi gjithmonë për ta ruajtur qendrën e djathtë se pa Bacën qendra e djathtë mban cedim kam thënë unë dhe amerikanët dhe britanikët. Pa Bacën mund të marrësh goditje drejtpërdrejtë. Baca më tha je gabim, unë i thash në 97 vajza ime ka sjell flamurin Bac, kur kishe vetëm 5 njerëz në seli.
I pyetur nëse i ka çuar mesazh sot Berishës që është larguar, Gjuzi tha se nëse në Tiranë ke pranuar gabimin të gjithë të falin, por unë s’kam të drejtë ta fal atë se në drejtën zakonore është më i madh.
Kam të drejtë ti them që kujdes se Basha është i mençur se është dibran dhe kur bëhen bashkë Basha, Monika dhe Meta u bënë tre, trekëndëshi Bermudës. Kur erdhi Monika thash erdhi mbretëresha, po ku e dija unë që Monika donte ti përjashtonte të gjithë dhe të rrinte vetë mbretëreshë me Bashën në krahun e djathë dhe me presidentin Ilir Meta bashkëshortë në krahun e majtë. Atëherë thashë Kujtim grupim.



