
Shumica parlamentare ka votuar sot rrëzimin e dy prej dekreteve të Presidentit Ilir Meta, të cilat u kthyen kthyn për rishqyrtim në Parlament, ndryshimet në Kodin Penal, si dhe projektligjin për Akademinë e Shkencës.
Socialistët së bashku me disa deputetë të opozitës së re përmes 85 vota të tyre votuan kundër dekretit të Presidentit, duke lënë të hyjë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal.
Ndërkohë që pjesa tjetër e opozitës, 11 deputetë, votua pro dekretit të Metës, kurse dy deputetë abstenuan.
Dekreti tjetër i rrezuar ishte ai për ligjin e Akademisë së Shkencave. Edhe kjo nismë e rikthyer në Parlament nga presidenti është rrëzuar me 78 vota pro të deputetëve të PS-së dhe disa ligjvënësve të opozitës së re.
Ndërkohë që për këtë dekret, 20 deputet të pakicës votuan pro, ndërsa 5 ishin abstenim.



