Sulmohen kishat dhe sinagogat në Rusi, i presin fytin një prifti

Sulmohen kishat dhe sinagogat në Rusi, i presin fytin një prifti

Janë të paktën 19 viktima, 15 policë dhe 4 civilë nga sulmi i kryer kundër një sinagoge në qytetin Derbent dhe kundër policisë në Makhachkala, kryeqyteti i Dagestanit në Kaukaz (Rusi).

Një grup njerëzish të armatosur hapën zjarr mbi një sinagogë, një kishë dhe, menjëherë më pas, mbi policinë. Pas sulmit terroristët i vunë zjarrin dy objekteve të adhurimit.

Drupal Ad

 

 

 

Sergei Melikov, guvernatori i rajonit të Dagestanit, foli në Telegram për një “ditë tragjike për Dagestanin dhe për të gjithë vendin”.

Në një video të publikuar në Telegram duken tre burra të veshur me të zeza, duke vënë në shënjestër me automatikë, ndërsa në një tjetër një sulmues bërtet “Allahu Akbar” teksa inkuadron një sinagogë të djegur.

Sulmuesit hapën zjarr në Kishën e Ndërmjetësimit të Virgjëreshës së Bekuar dhe në sinagogën e Derbentit, qyteti më i vjetër dhe më jugor në Rusi, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe shtëpia e një komuniteti të lashtë hebre. Ata therën priftin ortodoks 66-vjeçar, At Nikolai Kotelnikov.

Disa zyrtarë rusë kanë fajësuar Ukrainën dhe NATO-n. Sipas analistëve në ISW, Instituti për Studimin e Luftës, ka të ngjarë që sulmi të jetë kryer nga milicia e Shtetit Islamik (ISIS).

ISW përmend tensionet në rritje midis Moskës dhe pakicave myslimane në Kaukaz, të cilat po rrisin rekrutimin nga grupet ekstremiste.

Dagestani është një rajon rus me shumicë myslimane, i vendosur në jug të federatës dhe kufizohet me Çeçeninë, por edhe me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin.

Reagimi rus nuk vonoi. Forcat e Armatosura njoftuan se kishin përfunduar një operacion anti-terrorist në Dagestan, duke vrarë disa persona.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy