
6 ish-deputetë të Partisë Demokratike janë vënë nën hetim nga prokuroria për kundërshtim të policisë. Të njejtët po ndiqen penalisht një grup ish-deputetësh të Partisë Demokratike, pasi kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.
Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj hynë me dhunë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë, pretendojnë forcat blu.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuze për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim”.



