Presidenti francez Emanuel Macron u tha gazetarëve ndërsa mbërriti në Pekin se "kushdo që ndihmon agresorin do të ishte bashkëpunëtor" në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Macron shtoi se “interesi i Kinës nuk është të ketë një luftë permanente”.
Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërritën në Pekin të mërkurën për një vizitë tre ditore. Pallati Elysée tha se të dy krerët e shteteve diskutuan dëshirën e tyre të përbashkët për të angazhuar Kinën për të përshpejtuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Macron është shprehur se Pekini mund të luajë një "rol të madh" në konfliktin në Ukrainë për shkak të marrëdhënieve të saj të ngushta me Rusinë.



